DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Lifestyle

A do të ketë më sfilata mode pas pandemisë? Reagojnë stilistët

Shpërndaje

 

Situata e pandemisë së koronavirusit ka sjellë rikonceptimin e një sërë aktivitetesh dhe evenetsh kulturore e sportive. Përjashtim nga kjo nuk bëjnë as eventet e modës .

Stilistë dhe brandet e mëdha të modës kanë njoftuar se po mendojmë mënyra të prezantimit të tyre në të ardhmen.

I pari që reagoi pas distancimit të detyruar shoqëror, dhe për rrjedhojë pamundësisë së organizimit të shfaqjeve të modës me publikun, ishte Giorgio Armani, i cili me mençuri ishte ndër të parët që prezantoi koleksionet e tij në Milano në pragun e mbylljes, për të shtyrë prezantimin e Dubait nga prilli, deri në nëntor.

Giorgio u shpreh se preferon që të ketë më pak koleksione në vit dhe në një hapësirë kohore relativisht të gjatë. Alessandro Michele për Gucci nxori gjithashtu të njëjtat përfundime.

“Do të takohemi vetëm dy herë në vit për të ndarë kapitujt e një historie të re. Do të jenë kapituj të çrregullt, të pandryshuar dhe thellësisht të lirë. Ata do të shkruhen duke përzier rregullat dhe zhanret. Ata do të ushqehen në hapësira të reja, kode gjuhësore dhe platforma të reja komunikimi”, shkoi ai në Instagram.

Drejtuesit e Channel kanë deklaruar se  nuk duan të heqin dorë nga gjashtë shfaqje vjetore. Valentino e ka bërë të ditur që do të paraqitet në shtator të 2021  në skenë dhe  kësisoj pritet që sfilatat e brandit të njohur të zhvillohen online në platformat dixhitale.

Ndërsa Milano, Parisi dhe Londra kanë paralajmëruar javët e modës online duke nisur që prej 12 qershorit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *