Vajza e Beyonce nominohet për BET Awards
Shpërndaje

Edhe pse është vetëm 8 vjeç, vajza e Beyonce, Blue Ivy, është nominuar për herë të parë në BET Awards.
Sipas ‘’ Daily Mail’’ kjo ka ardhur si rrjedhojë e publikimit të këngës si pjesë e filmit “The Lion King” në vitin 2019. Kënga e saj “Brown Skin Girl” vitin e kaluar ka fituar një numër të madh të çmimeve në festivale të ndryshme.
Beyonce vetë numëron katër nominime për këtë vit, për kategoritë, artistja më e mirë R&B/Pop , për albumin e vitit dhe filmin më të mirë.