DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Çelet ‘’Vizart’’, ekspozita e 50 artistëve shqiptarë

Shpërndaje

“Vizart” është ekspozita që sjell bashkë 50 mjeshtra shqiptarë të cilët i përkasin brezave të ndryshëm, që nga Kodra, te Jukniu, Kilica, Dhrami, Shoshi, Lulani, Keraj, Madhi, Mele, Leka, e me radhë dhe të vetë organizatorit të kësaj ekspozite Helidon Haliti.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh sot se ekspozita duhet vizituar nga të gjithë brezat e sidomos të rinjtë, pasi ajo është një dëshmi e stafetës së artit që trashëgohet në breza.

Çelet ‘’Vizart’’, ekspozita e 50 artistëve shqiptarë 1

”Vizart” është një nga ato ekspozita që jo vetëm nuk duhet humbur, por duhet vizituar më së shumti nga nxënësit dhe studentët, që do të vazhdojnë rrugën e mësuesve të tyre dhe që nesër mund të jenë pjesë e një ekspozite të ngjashme, për të treguar procesin e pandalshëm të stafetës nga njëri brez tek tjetri”, theksoi ministrja Margariti.

 

Çelet ‘’Vizart’’, ekspozita e 50 artistëve shqiptarë 2

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *