DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dua Lipa flet për tërheqjen nga muzika: Ëndrra ime, të shkruaj historinë si Madona

Shpërndaje

Gjatë një interviste me kantautoren dhe muzikanten Chelcee Grimes në ‘What We Coulda Been’, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa tha se po e shijon qetësinë mes pandemisë së koronavirusit duke u munduar të rifitojë dhe të kalojë më shumë kohë cilësore me familjen e saj.

Lipa ka folur edhe për planet e saj të karrierës duke u shprehur se dëshiron të ndjekë gjurmët e ikonës së muzikës pop, Madonës, e cila ka kryesuar tabelat qysh me albumin e parë të publikuar më 1983.

“Unë dua ta bëj atë për aq sa mundem. Dua ta bëj këtë zanat për sa kohë që mundem. Ndjehem sikur Madonna arriti kulmin në moshën 40 ose 45-vjeçe”.

Në muajin prill, princesha e muzikës pop tregoi se ka lënë alkoolin dhe duhanin në përpjekje për të mbrojtur zërin .

“Të jesh grua… ne mund ta bëjmë atë për aq kohë sa duam. Dhe pastaj në një moment do të tërhiqem nga muzika dhe do të filloj ta pi sërish duhanin”. – tha duke qeshur Lipa.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *