DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Bebe Rexha realizon ëndrrën e fanses finlandeze

Shpërndaje

Bebe Rexha, pëlqehet në të gjithë botën jo vetëm për muzikën që përfaqëson, por edhe për modelin e njeriut dhe artistes që përcjell në daljet e saj publike. Thjeshtësia dhe komunikimi i hapur që ka me fansat e saj në rrjetet sociale, e kanë bërë gjithnjë e më shumë më popullore artisten shqiptare me famë botërore.

Bebe nuk heziton që herë pas here t’i përgjigjet ndonjë fansi në rrjetet sociale dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

Një ndjekëse e artistes nga Finlanda, shkroi një status në rrjetin social Twitter, duke treguar se si kishte parë ëndërr sikur e kishte shoqe të ngushtë artisten shqiptare.

“Natën e kaluar pash një ëndërr sikur Bebe Rexha ishte shoqja ime më e mirë”, shkroi fansja e këngëtares shqiptare në Twitter.

Dhe me të parë këtë, Bebe Rexha vendosi që t’ia rishpërndajë statusin e fanses në faqen e saj zyrtare në Twitter, e cila ndiqet nga 1.8 milion ndjekës.

“Në njëfarë mënyre e bëri ëndrrën time realitet”, shkroi sërish fansja në Twitter.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *