Publikohet ‘trailer’-i i dokumentarit kushtuar Bekim Fehmiut
Shpërndaje

Bekim Fehmiu mbetet një ndër figurat më të mëdha të kinematografisë mbarë shqiptare, i cili ka lënë prapa një karrierë të bujshme në film dhe teatër. Të hënën u shënua 10 vjetori i vdekjes së aktorit të madh shqiptar dhe me këtë rast u prezantua edhe traileri i një dokumentari kushtuar jetës dhe veprave të tij.
Regjisori Valmi Tertini është duke përgatitur këtë dokumentar dhe ka ndarë në rrjetet sociale një pjesë të asaj se çfarë ka arritur të realizojë deri më tani.
Në një shkrim të publikuar në Facebook, regjisori nga Gjakova bëri të ditur se pandemia globale ua ka vështirësuar paksa punën, por që gjithsesi do ta finalizojnë së shpejti.
Në dokumentar janë edhe zërat e një sërë artistësh shqiptarë dhe të huaj që e kanë njohur Bekimin njeri dhe aktor apo edhe kanë punuar pranë tij.