DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Juha PYYKKÖ – An Optimistic View of our Future

Shpërndaje

Nga  José Pinto   

Ambasadori i Finlandës për Greqinë dhe Shqipërinë, Shkëlqesia e Tij, Z. Juha Pyykkö, komenton në këtë intervistë ekskluzive për STAR PEOPLE eksperiencën dhe objektivat e Finlandës nga pikëpamja e Presidencës Finlandeze të Këshillit të Bashkimit Europian, të cilën e mori më 1 Korrik, 2019. 

“Finlanda mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në krye të Presidencës së  Këshillit të BE-së, Finlanda do të veprojë si një ndërmjetëse e sinqertë me qëllim arritjen e një vendimi të qartë, të pavarur dhe të gjërë të BE-së në tetor. Uniteti i BE-së dhe besueshmëria e procesit do të udhëheqi punën tonë,” nënvizon Ambasadori midis të tjerave në këtë intervistë.

Sa e nxehtë ishte kjo verë për ju, moti nga një anë por nga ana tjetër edhe marrja e Presidencës së Këshillit të BE-së nga Finlanda. A patët mundësi të bënit pushime në Greqi?

Siç e dimë, Finlanda mori Presidencën e  Këshillit të Bashkimit Europian në fillim të Korrikut të kaluar.  Kjo Presidencë përkon me një moment shumë interesant por edhe sfidues në përgjithësi si edhe në aspektin e tranzicionit institucional të BE-së në veçanti. Gjatë Presidencës, Finlanda do të veprojë si një ndërmjetëse e sinqertë duke punuar kundrejt zgjidhjeve në një mënyrë pragmatike.

Prioritetet e Presidencës Finlandeze janë të forcojë vlerat e përbashkëta dhe sundimin e ligjit, ta bëjë BE-në më të konkurrueshme dhe më përfshirëse nga pikëpamja sociale, të fuqizojë pozitën e BE-së si një lider botëror në veprimet ndaj klimës dhe të mbrojë plotësisht sigurinë e qytetarëve. Vera e nxehtë e 2019 nënvizon rëndësinë e luftës për qëndrueshmëri dhe kundër ndryshimeve klimaterike si gur themeli i Presidencës sonë.Juha PYYKKÖ - An Optimistic View of our Future 1

Si do ti portretizonit marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Finlandës? Në cilat fusha duhët të fuqizojnë përpjekjet të dy vendet tona?

Marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona janë shumë të mira por ka shumë vend për përmirësime të mëtejshme. Një intensifikim i mëtejshëm i vizitave të nivelit të lartë midis dy vendeve  hap rrugën për mundësi të reja në këto marrëdhënie. Ekzistojnë mundësi për bashkëpunim në formën e ndihmës teknike në kuadrin e binjakëzimit me BE-në dhe bashkëpunimin me (TAIEX – Technical Assistance and Information Exchange instrument of the European Commission.) Në fushën e tregtisë dhe investimeve, shikoj mundësi për bizneset finlandeze në fusha si energjia,zhvillimi infrastrukturor, bujqësia dhe turizmi. Më tej, ekspertiza finlandeze për një arsim cilësor është një çështje që po merr interes në Shqipëri.

Nën Presidencën e Këshillit të BE-së, në çfarë mënyrash do ta mbështesë Finlanda Shqipërinë duke marrë parasysh momentin kyç të saj, atë të marrjes së dritës jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE?

 Finlanda mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.  Sic e thashë edhe më parë, në krye të Presidencës së  Këshillit të BE-së, Finlanda do të veprojë si një ndërmjetëse e sinqertë me qëllim arritjen e një vendimi të qartë, të pavarur dhe të gjërë të BE-së  në tetor. Uniteti i BE-së dhe besueshmëria e procesit do të udhëheqi punën tonë.  


Në çfarë mënyrash, diplomacia finlandeze do të ndikojë vendet aspirante të BE-së, më së shumti Ballkanin Perëndimor?

Finlanda është e angazhuar ndaj zgjerimit të BE-së dhe kjo pikë dallon në axhendë gjatë Presidencës sonë. Ne mbështesim perspektivën Europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor pasi kriteret e caktuara të jenë plotësuar. Sidomos reformat në fushën e sundimit të ligjit janë vendimtare.

Si ndiheni ndërsa puna ju ndan midis tre kryeqyteteve – Tiranë, Athinë dhe Helsinki?

Si Ambasador i Finlandës, i akredituar në Athinë dhe Tiranë dhe me rezidencë në Athinë, jam me të vërtetë me fat që punoj në këto dy vende interesante dhe të bukura. Mendoj se ka një interes në rritje nga ana e Finlandës ndaj këtij rajoni duke marrë parasysh rëndësinë e tij në mes të Europës. Greqia po kalon një fillim të ri frymëzues pas një dekade krize ndërsa Shqipëria aspiron për një perspektivë të qëndrueshme Europiane. Përveç se Shqipëria dhe Greqia janë tepër interesante nga ana profesionale, e gjithë familja ime është e lumtur që ka mundësinë t’i njohi këto vende edhe personalisht. 

Kush është sekreti i ekuilibrit tuaj punë-familje?

Nuk mburrem se kam një sekret prapa këtij ekuilibri. Sipas mendimit tim, është një zgjedhje e vazhdueshme e kujdeshme për të investuar si duhet në këto dy anë të jetës së përditshme.  Besoj se kultivimi i energjive pozitive në punë dhe në familje është kyçi për të jetuar një jetë që të jep kënaqësi si profesionalisht por edhe personalisht. 

Shifrat tregojnë se numri i turistëve nordikë në Shqipëri u rrit këtë vit përsëri në krahasim me vitet e mëparshme. A do të kishit ndonjë rekomandim për turizmin e qëndrueshëm të së ardhmes në Shqipëri?

Si Ambasador i Finlandës, i akredituar në Shqipëri, por edhe personalisht, jam vërtet i lumtur për zhvillimin pozitiv të turizmit finlandez por edhe Nordik, në vendin e bukur – Shqipëri. 

Mendoj se zhvilimi i infrastrukturës së përshtatshme për turizmin është një gur themeli në vazhdimin  e këtij trendi pozitiv për vitet që do të vijnë. Gjithashtu, në aspektin afatgjatë, është vendimtare që zhvilimi i turizmit në Shqipëri  si në çdo vend tjetër, të realizohet në një mënyrë të qëndrueshme ekonomike, mjedisore dhe sociale. 

 

Me poshte do te gjeni versionin origjinal te intervistes ne anglisht, referuar botimit TETOR 2019 te revistes Star People

 

Juha PYYKKÖ- An Optimistic View of our Future

By José Pinto

Ambassador of Finland to Greece and Albania, H.E. Mr. Juha Pyykkö, sits exclusively with STAR PEOPLE to comment on Finland’s experience and objectives in view of the Finnish Presidency of the Council of the European Union assumed on July 1.

“Finland supports the opening of the EU membership negotiations with Albania. As said before, as the Presidency of the EU Council, Finland will act as an honest broker with a view of reaching a clear and substantive EU-wide decision in October. EU unity and credibility of the process will guide our work,” Ambassador underlined in this interview. 

How hot was this summer for you, weather plus Finland’s Presidency of EU Council. Did you have any chance to enjoy vacationing in Greece?

As we know, Finland assumed the Presidency of the Council of the European Union at the beginning of July this year. This Presidency takes place at a very interesting and challenging moment of time in general and in terms of the institutional transition of the EU in particular. During the Presidency, Finland will act as an honest broker working towards solutions in a pragmatic manner.

The priorities for Finland’s Presidency are to strengthen common values and the rule of law, to make the EU more competitive and socially inclusive, to strengthen the EU’s position as a global leader in climate action and to protect the security of citizens comprehensively. Another hot summer of 2019 underlines the importance of the fight for sustainability and against climate change as the cornerstones of our Presidency.

Juha PYYKKÖ - An Optimistic View of our Future 2How will you portray the bilateral relations between Albania and Finland and in which areas should both countries jointly step up their efforts?

The bilateral relations between our two countries are very good but there is ample room for further development. Further intensification of high-level visits between the countries paves the way for new openings in the relations. There are possibilities for cooperation in the form of technical assistance within the EU’s twinning and TAIEX cooperation. In the field of trade and investment, I see opportunities for Finnish business in the fields like energy, infrastructure development, agriculture and tourism. Furthermore, Finnish expertise in quality education is an issue gaining interest in Albania, as well.

Under the EU Council Presidency, in what ways will Finland support Albania given its crucial moment – to get the green light for the start of EU membership talks?

Finland supports the opening of the EU membership negotiations with Albania. As said before, as the Presidency of the EU Council, Finland will act as an honest broker with a view of reaching a clear and substantive EU-wide decision in October. EU unity and credibility of the process will guide our work.

In what ways will the Finnish diplomacy influence the aspiring EU countries, mostly Western Balkans?

Finland is committed to EU enlargement and it is high on the agenda during our Presidency. We support the European perspective of Western Balkans countries once the criteria are met. Especially reforms in the area of rule of law are crucial.

 How do you feel working between Tirana, Athens and Helsinki?

As the Ambassador of Finland being accredited to both Athens and Tirana with residence in Athens I am really lucky to be able to work with both these interesting and beautiful countries. I think there is a growing interest in this region in Finland taking into account the importance of it in the middle of Europe. Greece is going through an inspiring new beginning after a decade of crisis, and Albania is aspiring for a solid European perspective. In addition to both Albania and Greece being very interesting professionally, my whole family is happy for being able to get to know them in our private capacity, as well.

What is your secret behind balancing work and family?

I do not boast to have any secret in balancing work and family. In my opinion, it is a constant deliberate choice to invest appropriately in both of these sides of everyday life. I believe that cultivating positive energies both at work and at home is the key to being able to live a satisfying life both professionally and privately.

Figures tell that the number of Nordic tourists in Albania grew this year once again in comparison with previous years. Would you have any recommendation for future sustainable tourism in Albania?

As the Ambassador of Finland accredited to Albania as well as in my private capacity, I am really happy for the positive development in Finnish and more broadly Nordic tourism to the beautiful country of Albania.

I think that the development of appropriate infrastructure for tourism is one cornerstone in having this positive trend continue in the years to come. Furthermore, in the longer term, it is crucial that the development of tourism in Albania like in any other country is realized in an economically, environmentally and socially sustainable manner.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *