DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Beyonce dhe Jay-Z paditen nga këngëtarja xhamajkane

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur Beyonce dhe burri i saj Jay-Z janë paditur nga këngëtarja xhamajkane për kontributin e saj në këngën e tyre “Black Effect”.

Sipas CNN Lenora Antoinette Stines pretendon se dy bashkëshortët nuk i kanë dhënë meritat që i takojnë për këngën “Black Effect”, e cila ishte pjesë e albumit të përbashkët të çiftit në vitin 2018, “Everything is Love”.

Ajo paraqiti të martën në Gjykatën e Kalifornisë një padi për t’u kompensuar për shkeljen e të drejtës së autorit, të drejtën e publicitetit dhe pasurimin e padrejtë.

Ajo po kërkon dëmshpërblim, tarifa ligjore, një pjesë të të drejtave të botimit dhe një citim të emrit të saj si bashkautore e këngës.

Beyonce dhe Jay-Z paditen nga këngëtarja xhamajkane 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *