DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Tragjedia në ajër/ Si Kobe Bryant e ndryshoi orarin e fluturimin fatal 45 minuta më herët

Shpërndaje

Hetimet rreth rrëzimit fatal të helikopterit ku ndodhej Kobe Bryant kanë nxjerr në pah faktin se legjenda e NBA-së mori vendim për jetën ose vdekjen për të lëvizur orarin e fluturimit të tij 45 minuta më herët, vetëm disa orë para se të nisej.

Ai i kërkoi ndihmësit të tij personal që të riorganizonte fluturimin nga ora 9:45 e mëngjesit në 9 të mëngjesit. Sipas asaj që shkruan ‘’Daily Mail’’ ai donte që të kthehej 45 minuta më herët në shtëpi pasi donte të ndiqte një ndeshje basketbolli.

Hetuesit federalë thonë se piloti i helikopterit ekzekutiv të Sikorsky S-76B që u rrëzua dhe vrau nëntë njerëz ishte i prirur për t’u çorientuar nga mjegulla e trashë.

Transkripti i bisedës është pjesë e një dosje të dokumenteve prej 1.700 faqesh, të publikuara të mërkurën nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), i cili po heton përplasjen tragjike të helikopterit pranë Los Angelesit. Raporti NTSB thoshte se piloti me përvojë ka të ngjarë të jetë çorientuar në mjegullën e trashë që kishte zbritur mbi Calabasas.

Ekspertët përdorën zërin e helikopterit të regjistruar nga tre video me kamerë në një fushë bejsbolli afër vendit të rrëzimit për të vlerësuar shpejtësinë e avionit dhe dukshmërinë e pilotit.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *