Dita Botërore e Muzikës i kthen frymëmarrjen kryeqytetit, koncerti i TKOB
Shpërndaje

Dita Botërore e Muzikës është celebruar në një mënyrë shumë të veçantë. Pas 4 muajsh izolimi, artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit interpretuan sërish para publikut, duke respektuar rregullat e distancimit të diktuara nga situata e pandemisë së koronavirusit.
Trupa interpretoi një pjesë nga repertori botëror, por edhe nga perlat e muzikës shqiptare. Më pas, në një ekran të madh u rishfaq një nga koncertet më të suksesshme të TKOBAP, “Të gjithë e duan Agim Krajkën”, kushtuar kompozitorit aq të dashur për publikun.
Në eventin kulturor të organizuar nga Ministria e Kulturës interpretuan solistja Dorina Selimaj, pianistja Ingrid Pulizo, Ansambli Popullor etj.