DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

5 gjërat që duhet të keni parasysh sa herë bëni grimin

Shpërndaje

Nëse doni të krijoni një pamje ndryshe për sytë e fytyrën për tu dukur sa më në koherencë me modën dhe trendet botërore, por njëkohësisht duke u ndjerë komode ndaj vapës dhe temperaturave të larta, këto janë këshillat e sugjeruara nga make up artistët më të mirë, që do ju bëjnë të keni një pamje natyrale dhe të kuruar.

Hidratimi

Sa më e hidratuar që të jetë lëkura juaj, aq më mirë do të qëndrojë pudra në të, por edhe më gjatë. Mënyra më e mirë që ta arrini këtë, është me anë të përdorimit të një kremi hidratues, me anë të lëvizjeve të vogla, rrethore në fytyrë. Pasi kremi të thithet në tërësi, duhet aplikuar make up-i.

Baza kozmetike vendoset me shtresa

Së pari vendoset korrektori, e më pas pudra, në mënyrë që të përzihen mirë. Nuk duhet tepruar me sasinë e pudrës. Me rëndësi është që ta arrini një pamje natyrale

Dy ‘’blush-e’’ të ndryshme

Cili është çelësi për arritjen e shkëlqimit të përkryer për fytyrë? Aplikimi i dy ‘’blush-ve’’ të ndryshëm. Njëri le të jetë kremoz. Përdoren dy nuanca të ndryshme, p.sh. një më e ftohtë dhe një më e nxehtë, për ta arritur një pamje sa më të natyrshme.

5 gjërat që duhet të keni parasysh sa herë bëni grimin 1Pudra e bardhë (e tejdukshme)

Pudra e bardhë, pluhur, duhet të vendoset në ballë, hundë dhe mjekër, duke lënë anash faqet. Kjo pudër do ta parandalojë prishjen e grimit.

Mos iu ndani buzëkuqit

Buzëkuqi ka nevojë që të korrigjohet gjithmonë. Pra nëse i keni lyer njëherë buzët , duhet ta bëni sërish në mënyrë që të përforcohet ngjyra.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *