DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Si të parandaloni efektet e dëmshme nga ekspozimi i tepruar në diell

Shpërndaje

Kjo stinë është më e nxehta dhe nuk mund të kuptojmë se sa rreze dielli jemi duke marrë kur jemi jashtë. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se lëkura jone është totalisht e pambrojtur pas disa muajsh e fshehur në shtresat e veshjeve gjatë dimrit.

Tani e dimë mirë se dielli përshpejton plakjen e parakohshme të lëkurës  dhe melanomat (njollat kafe të lëkurës).

Të mbroni lëkurën tuaj gjate ditës është shumë e rëndësishme! Mbrojeni veten gjatë ekspozimit në diell duke përdorur krem me faktor mbrojtës për fytyrën dhe trupin, sipas llojit të lëkurës që keni. Kremi me faktor SPF 50 duhet të përdoret nëse keni lëkurë me ngjyrë të çelët, ndërkohë që kremi me faktor SPF 30 ose 20 duhet të përdoret nëse keni lëkurë me ngjyrë të errët.

Disa këshilla që duhen mbajtur parasysh:

-Duhet të përdorni krem me faktor mbrojtës për fytyrën dhe trupin dhe ta aplikoni atë çdo dy orë.

-Gjatë ekspozimit në diell është e rëndësishme të mbroni edhe zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit.

– Gjithashtu gjatë ekspozimit në diell, lëkura juaj dehidratohet dhe e humbet shkëlqimin e saj. Në mbrëmje rekomandohet aplikimi i kremit hidratues për trupin dhe për fytyrën. Ai do t’i rikthejë shkëlqimin dhe vitalitetin lëkurës.

-Duhet të shmangni ekspozimin kur rrezatimi është në kulmin e tij e sidomos tek fëmijët e vegjël. Në mëngjes dielli ndryshe nga mesdita ka më pak rreze me UVB, rreze të cilat djegin lëkurën dhe me kalimin e kohës shkaktojnë tumore.

-Nëse jeni në det është e rëndësishme të thaheni mirë pasi keni dal nga uji. Efekti “pasqyrë” i pikave të ujit e ul kapacitetin e kremërave mbrojtës, madje edhe atyre rezistent ndaj ujit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *