DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Hiqni dorë nga këto zakone për tu bërë të suksesshëm -Kur këshillat i jep Bill Gates

Shpërndaje

Ai mund të jetë themeluesi i një prej kompanive të teknologjisë më të suksesshme, por edhe ai për të arritur këtu ku ndodhe tani i është dashur të kapërcejë disa zakone të këqija.

Gjatë një diskutimi me studentë në SHBA Gates u tha atyre se ai dikur ishte një njeri që i zvarriste shumë punët që kishte për të bërë.

Gates e zhvilloi këtë “zakon shumë të keq” kur ishte student në Universitetin e Harvardit.

“Më pëlqente t’u tregoja njerëzve se nuk bëja asnjë punë, nuk i ndiqja leksionet dhe se asgjë nuk më interesonte”, u tha ai studentëve.

Por në minutën e fundit, ndonjëherë vetëm 2 ditë para një provimi, Gates e merrte shumë seriozisht dhe përgatitej shumë shpejt.

“Njerëzit mendonin se isha qesharak. Ky ishte pozicioni im, djali që nuk bënte asgjë deri në minutën e fundit”, u shpreh ai.

“Kur hyra në biznes, ky ishte një zakon shumë i keq dhe mu deshën disa vite për ta rregulluar këtë”, tha Gates duke bërë që audienca të qeshë.

Por edhe pse miliarderi arriti të shkëlqente në shkollë pasi studionte vërtet shumë dy ditë përpara provimit, në biznes gjërat nuk funksiononin në këtë mënyrë.

Kështu që atij ju desh të ndryshonte e të bëhej një njeri vërtet i organizuar i cili nuk i zvarriste më gjërat, por i bënte në kohën e duhur.

Gates filloi të programonte kompjutera kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai themeloi Microsoft-in me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen në vitin 1975 pasi braktisi Harvardin.  Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gates është zotuar se do të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes. Në vitet 2000, ai e kaloi pjesën më të madhe të punës së tij në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që mbështet kauza filantropike në të gjithë botën.

Hiqni dorë nga këto zakone për tu bërë të suksesshëm -Kur këshillat i jep Bill Gates 1

Bill Gates është një gjeni mendjendritur i teknologjisë, prandaj këshillat e tij për jetën dhe se si drejtohet një biznes janë thelbësore. Më poshtë rendisim disa nga thëniet e tij më të famshme:

1 – Suksesi është një mësues i mbushur me vese. Josh njerëzit e zgjuar të mendojmë se ata nuk humbin kurrë.

2 – Është mirë të festosh suksesin, por është akoma më e rëndësishme të nxjerrësh leksione nga dështimi.

3 – Është një moment fantastik për të hyrë në botën e biznesit, sepse biznesi do të ndryshojë më shumë në 10 vitet e ardhshme se sa ka ndryshuar në këto 50 vjet.

4 – Klientët e tu të pakënaqur janë burimi më i mirë për të mësuar.

5 – Rregulli i parë i çdo teknologjie të përdorur në një biznes është automatizimi i aplikuar për një funksionim efikas që do të lartësojë më tej efiçencën. E dyta është automatizimi i aplikuar për një operacion joefikas që lartëson joefikasistetin.

6 – Të gjithë kanë nevojë për një trajner, nuk ka rëndësi nëse je basketbollist, lojtar tenisi, apo lojtar bixhozi.

7 – Në biznes, ideja e matjes së asaj çfarë jeni duke bërë siç janë performanca dhe kënaqësia e konsumatorit është gjëja më e mirë që mund të bëhet.

8 – Në ciklin tim mendor, ia kushtoj të paktën 10% të menduarit rreth biznesit. Biznesi nuk është aq i komplikuar.

9 – Inteligjenca është një koncept i pakapshëm. Ka një mprehtësi të caktuar, aftësia për të absorbuar fakte të reja. Për t’i bërë ballë një situate. Një kapacitet për të kujtuar, një kreativitet i caktuar që lejon njerëzit të jenë të efektshëm.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *