DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

SHBA 800 mijë dollarë për restaurimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti

Shpërndaje

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ishin dje në Krujë ku nënshkruan marrëveshjen për një grant prej pothuajse 800 000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Sot shënojmë fillimin e projektit për të restauruar sitet (vendet) kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë, Durrës dhe Prezë si pjesë e Projektit të Fondit të Ambasadorëve të Sh.B.A për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP)”, u shpreh Kim.

Ajo bëri me dije se ky projekt 2-vjeçar do të fillojë punën në Kullën C në Durrës, dhe më pas do të vazhdojë me punën në Teqenë e Dollmës në Krujë, në Kalanë mesjetare të Prezës dhe në Kullën e Sahatit të Kështjellës së Krujës.

“Duke lexuar këto rreshta frymëzues për domethënien e Krujës, jam thellësisht e nderuar që Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol në ruajtjen e këtij vendi historik, i cili ka një kuptim kaq të thellë për popullin shqiptar’’ – u shpreh ndër të tjera ambasadorja Kim.

Duke falënderuar Ambasadoren, në emër të Qeverisë Shqiptare, ndër të tjera, ministrja e Kulturës, Margariti u shpreh se ruajtja e kujtesës është një nga misionet më të rëndësishme për çdo popull.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *