DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Star Event

‘’Golden Globe’’ shtyn datën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve

Shpërndaje

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve kinematografike, “Globi i Artë” ka vendosur të shtyjë datën nga janari në 28 shkurt të vitit 2021.

Çmimet prestigjioze të cilat ndahen nga Shoqata e Gazetarëve të Huaj, në Beverly Hills të Kalifornisë, ka vendosur këtë shtyrje për shkak të vonesës së projekteve kinematografike.

Në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare të Shoqatës së Gazetarëve të Huaj në ‘Twitter’ shkruhej: “Jemi të lumtur t’iu informojmë se edicioni i 78-të i ceremonisë së përvitshme ‘Globi i Artë’, do të mbahet të dielën më 28 shkurt të vitit 2021. Ceremonia do të transmetohet live në kanalin NBC, ndërsa do të zërë vend në hotelin “The Beverly Hilton” të Kalifornisë”.

Pak kohë më parë edhe “Oscar”, e bëri të ditur lajmin se do e shtynte ceremoninë për më 25 prill të vitit 2021.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *