DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

I ati i Dua Lipës tërheq vëmendjen e mediave britanike, cilësohet ndër baballarët më të pashëm

Shpërndaje

“The Sun”, i ka kushtuar një artikull të plotë baballarëve më seksi të yjeve të ekranit dhe showbizit botëror. Pjesë e listës është edhe babai i këngëtares së famshme me origjinë shqiptare Dua Lipës.

Tabloidi i njohur britanik shkruan se Dua ngjan shumë me babain e saj, i cili u bë fillimisht i njohur për publikun ndërkombëtar vitin e shkuar në “Brits Awards”.

“Në fakt paraqitja e tij seksi u vu re në fillim nga moderatori Jack Whitehall, i cili e tregoi këtë gjë para gjithë botës. Duke bërë një intervistë me Duan, Jack me shaka tha: ‘E di sa më pëlqen babai yt. Ai është babai më ‘cool’. Shikojeni Dukagjinin! A mund ta xhirojë pak kamera këtë djalë?’.

Në artikull shkruhet se në vitet ’90 ai ishte një yll i muzikës rock i një bande muzikore shqiptare të quajtur ‘’ODA’’ dhe tani drejton një agjenci komunikimi dhe festivalin e muzikës në Kosovë, ‘’Sunny Hill Festival ’’.

Në listën e “The Sun” përmenden edhe baballarët e Chris Hemsworth, Perrie Edwards, Heidi Klum.

I ati i Dua Lipës tërheq vëmendjen e mediave britanike, cilësohet ndër baballarët më të pashëm 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *