Filmi i cili përfaqëson Shqipërinë në ‘Oscars’ 2020 shfaqet në korrik në kinematë franceze
Shpërndaje

Regjimi komunist dhe pasojat e tij janë plaga e pashuar e shoqërisë shqiptare, ku humbjet në jetë njerëzish të pafajshmish, por edhe në liri e të drejta ishin të mëdha. Ajo periudhë e errët e Shqipërisë është një plagë që ende sot dhemb; një plagë që në art është materializuar disa herë në forma të ndryshme. Një temë e tillë trajtohet edhe në filmin ‘Le dernier prisonnier’ (I burgosuri i fundit).
Më 22 korrik, ky film i cili pas premierës ishte pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare ku edhe fitoi shumë çmime, do të shfaqet në kinematë franceze.
Filmi është nën regjinë e Bujar Alimanit, ndërsa në rolet kryesore luajnë Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa etj.
Delegacioni’ është edhe filmi i cili përfaqëson Shqipërinë në ‘Oscars’ për vitin 2020.