DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

On the Cover

Rezarta Koçi –Noteri, arkitekti i drejtësisë

Shpërndaje

Nga Fatima Gorezi

Një femër që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një femër e fortë. Po një femër që është zëri i vullnetit të palëve si mund të përkufizohet?

Kjo është Rezarta Koçi, e cila prej disa vitesh drejton zyrën e saj të noterisë në Tiranë. Në studion e saj noteriale Rezarta ka sintetizuar të gjithë energjinë pozitive që e karakterizon, forcën dhe vullnetin për ti shkuar deri në fund çdo çështjeje. ‘’E adhuroj punën time dhe i dedikohem totalisht. Të jesh noter do të thotë ‘të jesh zëri i vullnetit të palëve ‘- rrëfen Rezarta për revistën ‘’Star People’’, ndërsa tregon më shumë për përditshmërinë, punën fisnike të noterit si mbrojtës i interesave të ligjshme të personave fizik dhe juridik. Na rrëfen se e bën me shumë pasion këtë punë që mesa duket është kthyer në ekuilibrin dhe qellim shpirtëror të jetës së saj. Një grua e zonja, brenda së cilës bashkëjetojnë themele të forta logjike e intuite, me një karrierë të ndërtuar me vendosmëri dhe besim, Rezarta është frymëzim i madh për çdo femër, që mund të shoh tek ajo modelin e njeriut plot mirësi dhe njëkohësisht atë të profesionistes racionale dhe objektive.

Si është rutina e një notereje? Si fillon dhe mbaron një ditë e zakonshme për ju?

Të qenurit notere në mënyrë të pashmangshme të krijon një rutinë se si nis dhe mbaron dita.

Fillon herët në mëngjes me kafenë që e kemi gjithmonë nga ekspresi i zyrës, takimet e panumërta , bisedat dhe konsulencat me klientët që shoqërohen në sfond nga zilja e celularit që nuk ndalon së rëni, oraret e gjata të punës, shtoji këtu kënaqësinë që merr kur ke zgjidhur një çështje apo ke bërë dy palë më në fund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe nxitimi në fund të ditës për t’i shërbyer me devotshmëri edhe klientit të fundit që ka harruar që të nesërmen ka afatin e fundit.

Rezarta Koçi –Noteri, arkitekti i drejtësisë 1A ka qenë 2020 një vit sfidues për noterët dhe nëse po, cilat kane qene problematikat me te mëdha?

Ashtu si për secilin prej jush, 2020  deri në momentin që flasim, në fakt ka qenë një vit i vështirë edhe për noterët duke marrë parasysh situatën e krijuar nga Covid-19.

Gjithsesi fillimi i 2020-ës ka nisur mbarë pasi më në fund tashmë noterët kanë sistemin online të përpilimit të akteve/ veprimeve noteriale, sistemin NISA, i cili është një platformë që bën të mundur punën, raportimin online të veprimeve financiare , lidhjen në kohe reale me Agjensinë Shtetërore të Kadastrës , drejtorisë së pastrimit  të parave dhe regjistrit të barreve siguruese , duke e bëre punën e noterit më transparente dhe më të lehtë përsa i përket komunikimit me institucionet e lidhura me procedurat noteriale.

Gjithashtu 2020 shënon edhe fillimin e marrjes  online  me vulë elektronike të dokumentave të lëshuara nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës, çka i kursen noterit kohën e harxhuar në sportele dhe transparencë në ofrimin e këtij shërbimi. Pra le te themi që ky vit është sa i vështirë aq edhe inovativ.

Ju përballeni çdo ditë me njerëz te ndryshëm dhe çështje te ndryshme dhe një nga detyrat bazike të një noteri është të jetë krijuesi i ‘’provës shkresore’’. Cilat janë  disa nga problemet kryesore për të cilat shqiptarët kërkojnë sot ndihmën e ndërmjetësimin e noterit?

Sigurisht që problemet kryesore për të cilën shqiptarët kërkojnë ndihmën e noterit  janë çështjet e pronësisë. Veçanërisht do theksoja problematika të ligjit “7051” për Tokën Bujqësore. Ka një seri  problematikash, procedurash, formalitetesh qe i bëjnë qytetarët të enden çdo ditë dyerve të administratës pa marrë zgjidhje prej vitesh.

Rezarta Koçi –Noteri, arkitekti i drejtësisë 2Ne kohen e Mesjetës kur u zhvilluan qytetet shqiptare e bashkë me to e drejta civile duket se u zhvillua për herë të parë noteria si një shërbim publik me peshë në rregullimin e marrëdhënieve të trashëgimisë e të detyrimeve dhe në formalizimin e këtyre marrëdhënieve. A është noteria një profesion që ka evoluar, që evoulon ? Si?

Noteria në Shqipëri ka njohur ndër vite shumë ulje dhe ngritje. Siç e thate dhe ju,  një profesion që daton shumë herët në Shqipëri, por me një traditë shumë të zbehtë .

Traditë, kjo e lënë në hije nga shekuj të pushtimit osman, për të njohur pak dritë në kohën e sundimit të mbretit  Zog , lidhur kjo edhe me risitë  që solli ai në hartimin e një legjislacioni , veçanërisht me Kodin Civil dhe të drejtën e pronësisë. Pastaj përsëri noteria do të njohë një rënie drastike, për të mos thënë mos ekzistencë të këtij shërbimi gjatë periudhës Komuniste, lidhur kjo edhe me mungesën e pronës private.

Në këto rrethana historike, noteria në Shqipëri do të njohë zhvillim vetëm pas viteve 90’’ me miratimin e legjislacionit përkatës , deri në ligjin e fundit nr. 110/2018 date 20.12.2018 i cili më në fund i dha  kornizën e duhur të një profesioni të lirë , aq të rëndësishëm, duke filluar që nga niveli i organizimit, kontrolli dhe llogaridhënia, kompetencat dhe  detyrimet.

Duke bërë këtë përmbledhje kaq të shkurtër pa u futur në detaje, kupton që NOTERIA në Shqipëri është një profesion që ka evoluar dhe në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar atë traditën aq të munguar, vazhdon të evolojë dhe të përmirësohet çdo ditë.

Ajo që është e rëndësishme në këtë evolim është ruajtja e disa parimeve dhe vlerave të rëndësishme që lidhen ngushtësisht me realitetin dhe përditshmërinë tonë, sigurisht duke u orientuar drejt përqasjeve europiane dhe botërore të këtij profesioni.

Rezarta Koçi –Noteri, arkitekti i drejtësisë 3Noteri në një kuptim simbolizon “syrin dhe veshin” e te vërtetës se shkruar. Cilat janë cilësitë qe duhet të ketë një noter? Cila është këshilla juaj për te rinjtë në ketë fushe?

 Në fakt do thosha përveç se “syri dhe veshi” i të vërtetës së shkruar noteri është  “zëri i vullnetit të palëve ” . Kjo sepse aktet e hartuara nga ai përveç se duhet të shërbejnë si dëshmi e shkruar dhe e përjetshme, duhet në radhë të parë  që kjo dëshmi të jenë e vërteta e shkruar e vullnetit dhe dëshirës së lirë të palëve. Kjo do ta bënte aktin  e noterit, ashtu siç edhe duhet të jetë në fakt , të pakundërshtueshëm dhe të pacenueshëm.

Ka një perceptim sikur noteria është pune burrash. Si është jesh një grua e suksesshme në ketë fushe?

Ne fakt mendoj tërësisht të kundërtën.Noteria është pikërisht një nder ato fusha ku fakti i të qenurit grua e bën më të lehtë komunikimin  mes palëve dhe zbut tonet.

Kjo qasje e lidhur me faktin që përballë kanë një grua në shumicën e rasteve është çelësi i suksesit drejt zgjidhjes së konflikteve apo përmbylljes me sukses të marrëveshjeve.

Nëse  lind pyetja a paragjykon një qytetar faktin që zgjidhja e çështjes së tij është në dorë të një gruaje dhe jo një burri, mendoj nisur edhe nga eksperienca ime që është tashmë një koncept i tejkaluar në shoqërinë shqiptare. Ashtu si në shumë profesione të tjera tashmë, dikur territor vetëm i gjinisë mashkullore, noteria në Shqipëri çdo ditë po pasqyron se të qenurit grua nuk është vetëm një sfidë, por njëkohësisht një vlerë e shtuar në këtë sektor.

Rezarta Koçi –Noteri, arkitekti i drejtësisë 4Të qenurit një grua e suksesshme në këtë fushe do të thotë të kesh punuar fort dhe t’i jesh përkushtuar zbatimit me përpikmëri të një parimi të rëndësishëm që është ai i pasqyrimit të vullnetit të lirë të palëve, duke mos harruar gjithmonë që ky vullnet të jetë brenda kornizave të ligjit.

Rezarta Koçi –Noteri, arkitekti i drejtësisë 5

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *