Suksesi i 1 miliardë klikimeve / Dua Lipa thyen rekordin e radhës
Shpërndaje

Dua Lipa ka shënuar rekordin e radhës në karrierën e saj. Kënga e saj të famshme ‘IDGAF’, ka shënuar rekord të ri.
Kënga e publikuar vite më parë ka arritur shifrën e 1 miliardë dëgjimeve në platformën digjitale ‘Spotify’, çfarë e bën atë femrën e parë që arrin këtë sukses.
Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ndërsa shprehet falënderuese për fansat dhe dashamirësitë e muzikës së saj. Albumi i ri i këngëtares me origgjinë shqiptare ‘’Future Nostalgia’’ i lancuar në 27 mars të këtij viti shënon miliona klikime gjithashtu si në tregun europian dhe atë amerikanë.