Konflikti/ Grupi legjendar ”Rolling Stones” përplaset me administratën Trump
Shpërndaje

Grupi legjendar ”Rolling Stones” nëpërmjet një deklarate publike ka paralajmëruar administratën e presidentit Donald Trump me procedim ligjor për përdorimin e këngëve të tyre në mitingjet elektorale.
Grupi i famshëm i muzikës rok theksoi se juristët që mbrojnë të drejtat e tyre po punojnë me organizatën e të drejtave të muzikës BMI për të ndaluar përdorimin e materialit të tyre në fushatën për rizgjedhjen e Trumpit.
“BMI e ka njoftuar fushatën e Trumpit në emër të ‘Stones’ se përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit”, tha ”Stones”.
Grupi i njohur ishte ankuar edhe gjatë fushatës së Trumpit në vitin 2016 për përdorimin e këngës së tyre “You Can’t Always Get What You Want’’.