DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Kush ishte Besim Zekthi, mjeshtri i valles që shkëlqeu edhe ne skenat ndërkombëtare

Shpërndaje

Mjeshtri i valleve popullore Besim Zekthi u nda dje nga jeta në moshën 84-vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Zekthi ishte një valltar virtuoz, që i dha hijeshi dhe vlerë Shqipërisë në skenat botërore, me një kontribut të jashtëzakonshëm për mbi gjysmë shekulli në Ansamblin shtetëror të Këngëve dhe Valleve. Jeta e tij artistike është e lidhur fort me jetën artistike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, jo vetëm si solist, por vlen të theksohet se një seri vallesh janë krijuar prej tij dhe sot interpretohen me sukses nga artistët e AKVP, si pjesë e fondit të artë të trashëgimisë tone kulturore.

Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë. Ai shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Nga viti 1957 deri në vitin 1990, “Mjeshtri i madh” Besim Zekthi interpretoi në mbi 200 valle si solist, duke realizuar me qindra figura artistike, të cilat janë të fotografuara në memorien artistike të gjithë adhuruesve të tij, në mbarë brezat shqiptarë. Karriera e tij shënon kulme suksesi jo vetëm në trevat shqiptare, por anekënd botës, ku me Ansamblin Popullor të Këngëve e Valleve, Besim Zekthi “i dha zë e shpirt” valles dhe muzikës tonë tradicionale.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *