DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

3 receta verore për smooth-i me banane

Shpërndaje

Smooth-it janë zgjedhja ideale për t’i bërë fëmijët tuaj të konsumojnë në formën e një pijeje perimet e domosdoshme, apo frutat të cilat ata në gjendje të zakonshme apo në gatime të ndryshme nuk duan ti konsumojnë.

Banania është një nga përbërësit më të rëndësishëm për të realizuar një smooth-i.

Më poshtë gjeni recetat se me çka dhe si ta kombinoni këtë përbërës kaq të rëndësishëm për shëndetin tonë:

Smoothi me luleshtrydhe

Përbërësit: 100 gr luleshtrydhe, 100 gr banane, 250 ml kos, 1 lugë sheqer ose mjaltë dhe mente.

Përgatitja: Fillimisht presim luleshtrydhet dhe bananet dhe u hedhim pak sheqer ose mjaltë. Shtojmë kosin, i cili preferohet të jetë i trashë.

Hedhim masën e përgatitur në mikser, i shtojmë mente dhe disa copa akulli. Nëse dëshironi që smoothie juaj të jetë më i lëngshëm, i shtoni masës pak qumësht.

I përziejmë për rreth 2-3 minuta në mikser dhe e hedhim në një gotë, të cilës mund t’i vendosni disa copa bananesh dhe luleshtrydhesh.

Mollë, banane, karrotë

Përbërësit: një kokërr mollë e qëruar dhe të prerë në copa të vogla, një banane, dy karrota, shumë pak sheqer ose mjaltë, disa kuba akulli, shumë pak ujë të ftohtë.

Përgatitja: Hidhini përbërësit në blender me shpejtësi maksimale. Lërini ato të përziehen derisa masa të jetë kremoze.

Banane- kakao

Përbërësit: një banane, dy lugë kakao, gjysmë gote qumësht, një lugë sheqer, dy kuba akulli.

Përgatitja: Përziejini përbërësit derisa masa të jetë homogjene. Ideale për tu freskuar në verë, por edhe për të pirë qumështin dhe frutat në mëngjes.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *