3 ushtrime të thjeshta fizike që luftojnë tensionin e lartë të gjakut
Shpërndaje

Hipertensioni nënkupton presion të lartë të gjakut dhe është një sëmundje shumë e përhapur në popullatën e rritur.
Shpesh hipertensioni është quajtur “ sëmundje e fshehtë” për faktin se sëmundja është e pranishme, por pacienti nuk është në dijeni të pranisë së saj. E rëndësishme është të theksohet fakti se me ose pa shenja klinike tensioni e dëmton njësoj trupin e njeriut dhe prania e tij është një shkak i pavarur për sëmundje të zemrës, enëve të gjakut, veshkave, syve, trurit si dhe rrit vdekshmërinë, prandaj kjo sëmundje duhet vlerësuar dhe trajtuar me seriozitet.
Përveç trajtimit me ilaçe , sporti është një faktor i rëndësishëm tek ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Sipas Sandra Tsai, kardiologe në Universitetin e Stanford School of Medicine një faktor shkak i hipertensionit është edhe stresi kronik, i cili mund ta ndalojnë trupin nga kthimi në nivelet e pushimit, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e hipertensionit.
Por ushtrimet fizike, gjimnastika dhe joga mund të ndikojnë në uljen e presionit të gjakut. 30 minuta në ditë ushtrime që përfshijnë frymëmarrje të thellë dhe gjimnastikë mund të përmbysin efektet negative që lë stresi tek presioni i gjakut.
Më poshtë gjeni të ilustruara tre ushtrimet kryesore të cilat duhet të jenë rutina juaj e përditshme nëse dëshironi të luftoni tensionin e lartë të gjakut.