DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Lifestyle

Rrefimi i Gabriela Hearst: Si po e ndryshon Covid-19 të ardhmen e modës

Shpërndaje

Pandemia globale e koronavirusit ka ndryshuar jetën tonë në mënyrën më të pazakontë.

Situata e bllokimit global, mbylljes së kufinjve dhe anulimit të eventeve të modës, ka detyruar industrinë e modës të mbështetet tek sistemet rezervë dhe rishikimi i standardeve deri diku të vjetruara, që as që mendohej se ndonjëherë do të hynin më në punë.

Stilistja e famshme Gabriela Hearst,  që shpeshherë ka qenë argument mes kritikëve dhe konsumatorëve thotë se sot më shumë se kurrë moda duhet të nxisë ndryshime pozitive dhe të heq dorë nga sistemet që nuk funksionojnë më.

Industria e modës, thotë ajo, është në një pozicion unik dhe të fuqishëm për sa i përket ndikimit: mund të tërheq konsumatorët në praktika më të qëndrueshme dhe blerje me mend vetëm duke krijuar aksesorë interesant dhe duke përdorur proceset dhe materialet e duhura.

Hearst, është jo vetëm një emër i njohur dhe i lakuar në botën e modës, por edhe një nga njerëzit më me influencë të madhe në fushata humanitare etj.

Rreth 25 përqind e koleksioneve të saj prodhohen nga stoqet dhe ajo punon kryesisht me 600 gra në të gjithë Uruguajin, të cilat bëjnë krijimet ‘handmade’.

 

Disa na veshjet e koleksionit të saj ‘Spring Summer 2020’ mund t’i shihni në fotogalerinë e mëposhtme:

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *