DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Dixhitalizimi i Bibliotekës Kombëtare, mbi 265 mijë faqe të aksesueshme nga kudo e kurdo

Shpërndaje

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, ka arritur që të dixhitalizojë mbi 265 mijë faqe librash, revistash, dorëshkrimesh dhe antikuarësh. Një pasuri e tërë kulturore dhe historike e cila tashmë është e aksesueshme nga kushdo, kudo dhe kurdo. Edhe pse në kushtet e mbylljes dhe pandemisë globale është punuar fort që ky projekt të finalizohej me shpejtësi.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. “Ky revolucion dixhital finalizohet pikërisht në 100-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, kësaj “parajse”, për të cilën ne premtojmë se do punojmë edhe kundër ritmit të kohës, për t’i kthyer dinjitetin që meriton: një godinë me të gjitha standardet e kërkuara në hapësira dhe teknologji”, – u shpreh në fjalën e saj ministrja Margariti.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si institucion i parë shtetëror, publik e laik, është themeluar në 10 korrik 1920.

Koleksioni i saj historik i ka fillimet që në vitin 1917. Në momentin e përurimit si BKSH, më 10 dhjetor 1922 kishte një koleksion prej  6000 vëllimesh. Sot  koleksioni i saj i kalon një milion vëllimet.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *