DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Star Inspiration

Urtësia e Bertrand Russell, thënie që nxisin reflektim dhe frymëzojnë

Shpërndaje

Bertrand Arthur William Russell, (18 maj 1872 – 2 shkurt 1970) ka qenë filozof, logjicien, matematikan, historian, socialist, pacifist dhe kritik social. Ai është një nga figurat themeluese të lëvizjes analitike në filozofinë anglo-amerikane.  Fitues në vitin 1950 i çmimit “Nobel” për Letërsi për shkrimet e tij të ndryshme dhe të rëndësishme ku ai mbron idealet njerëzore dhe lirinë e të menduarit, ai është një nga filozofët më të shquar të shekullit XX.

Ai ishte një aktivist i shquar kundër luftës, përkrahës i tregtisë së lirë në mes të kombeve dhe antimperialist. Russell u burgos për aktivitetin e tij paqësor gjatë Luftës së Parë Botërore. Bëri fushatë kundër Adolf Hitlerit, kritikoi totalitarizmin sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara për përfshirjen e tyre në Luftën e Vietnamit, dhe ishte një përkrahës i palëkundur i çarmatimit bërthamor.

Më poshtë janë disa prej thënieve të tij më të mençura, që gjithmonë nxisin reflektim dhe frymëzojnë:

1- Problemi me këtë botë është se njerëzit mediokër janë tepër të sigurt dhe inteligjentët plot dyshime.

2- Interpretimi i një budallai për atë që një i mençur e thotë, nuk mund të jetë kurrë i saktë, sepse budallai, në mënyrë të pavetëdijshme, atë që e dëgjon e përkthen në atë që mund ta marr vesh.

3- Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.

4- Një ditë gjeta në shkollë një djalë me trup mesatar teksa keqtrajtonte një djalë më të vogël. U revoltova, por ai m’u përgjigj: “Ata më të mëdhenjtë më goditën, e kështu dhe unë godas më të vegjlit; kjo është drejtësi”. Në këto pak fjalë ai përmblodhi historinë e racës njerëzore.

5- Mos kini frikë të jeni të çuditshëm në mendime, sepse çdo mendim i pranuar ka qenë dikur i të njëjtës natyrë.

6- Njerëzit lindin injorantë, jo budallenj. Ata budallallepsen nga edukimi.

7- Njeriu është një kafshë që beson lehtë dhe i duhet të besojë me patjetër në diçka; në mungesë të arsyeve të mira për besimin, ai do të kënaqet me të këqijat.

8- Asnjë popull nuk ka qenë aq i virtytshëm sa ia ka atribuuar këtë cilësi vetvetes, dhe asnjë popull nuk ka qenë aq i lig sa mund të kenë menduar për të popujt e tjerë.

9- Askush nuk bën thashetheme për virtytet e fshehta të njerëzve.

10- Liria e mendimit mund të ekzistojë vetëm kur qeveria ndjehet e sigurt.

11- Dashuria mund të lulëzojë vetëm për aq kohë sa ajo është spontane dhe e lirë; ajo është e prirur të shkatërrohet nga ideja e obligimit; Të thuash se është detyra e juaja të dashuroni kështu e ashtu, është mënyrë më e sigurt që të shkaktosh urrejtjen e atij ose asaj.

12- Është një humbje e energjisë që të zemërohesh me një njeri që sillet keq, ashtu siç është të zemërohesh me një makinë që nuk do të ndizet!

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *