DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Melania Trump fotografohet duke mbajtur në dorë çantën më të shtrenjtë në botë

Shpërndaje

Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump është e njohur për veshjet e saj të shtrenjta dhe shumë fine, prodhuar e dizenjuar nga stilistët më të mirë. Së fundmi në një tryezë të rrumbullakët që organizoi Zonja e Parë, ra në sy çanta e saj e markës ‘Hermes Birkin’, që cilësohet si ndër më të shtrenjtat në botë.

Zonja e Parë dukej elegante dhe shumë e kuruar ndërsa organizoi një tryezë të rrumbullakët për mirëqenien e fëmijëve.

Duke shkëmbyer foto nga ngjarja në Instagramin e saj, Melania shkroi: “Faleminderit @SecAzar, @GovMikeDeWine, @GovChrisSununu dhe drejtuesve të tjerë që u bashkuan me tryezën tonë të rrumbullakët sot për forcimin e sistemit tonë të mirëqenies së fëmijëve. Ne duhet të përballemi me sfidat dhe ndikimet për fëmijët e cenueshëm në sistemin e kujdestarisë dhe të mbrojmë mirëqenien e të gjithë të rinjve.

Melania Trump fotografohet duke mbajtur në dorë  çantën më të shtrenjtë në botë 1Melania Trump para se të hynte në botën e politikës ajo njihej më së miri për karrierën e saj të suksesshme të modelimit.

Prestigjiozja ‘’InStyle’’ raportoi në vitin 2018 që Zonja e Parë kishte të paktën gjashtë nga çantat ekskluzive, me një vlerë totale prej të paktën 90,000 dollarë.

 

Burimi: Express UK

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *