DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Bota e artit në zi, ndahet nga jeta Ennio Morricone

Shpërndaje

Kompozitori i famshëm italian Ennio Morricone, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare mëngjesin e sotëm në një klinikë në Romë, sipas një njoftimi të avokatit të tij, Giorgio Asumma, për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

Mjeshtri i muzikës së filmave krijoi mbi 500 kompozime për më shumë se 50 vite.

Gjashtë herë i nominuar për ‘’Oscar’’ dhe dy herë fitues;  kompozitori i “The Good, the Bad and the Ugly”,  “The Mission”, “Once Upon a Time in the West”, “The Mission” , “Cinema Paradiso” etj, Morricone ka punuar  në krahë me filmbërësit më të mëdhenj në gjithë botën duke përfshirë këtu, Sergio Leone, Gillo Pontecorvo, Bernardo Bertolucci, Terence Malick etj.

Ai është njëherësh fitues i dy çmimeve ‘Grammy Awards’, dy ‘Golden Globe’, pesë ‘Anthony Asquith Awards for Film Music’ nga BAFTA, i cili njëherësh është nominuar edhe për pesë ‘Academy Awards’.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *