DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rihanna lë pas dore muzikën/ ‘’The Sun’’ : Dëshiron të bëjë miliona përmes biznesit

Shpërndaje

Ylli i muzikës pop Rihanna së fundmi ka bërë një deklaratë që mund të ketë zemëruar dashamirësit e muzikës së saj. Sipas ‘’The Sun’’, Rihanna është përqendruar më shumë në industrinë e bukurisë dhe zhvillimit të biznesit të saj. Në artikull shkruhet se albumi i fundit i këngëtares  daton 4 vjet më parë , në 2016-ën dhe se albumi i nëntë i Rihannës është lënë pezull. Ajo dëshiron të bëjë miliona përmes biznesit të saj Fenty Beauty”.

“Linjat e saj të reja po shkojnë shumë mirë, prandaj ajo po dëshiron që të godas sa hekuri të është i nxehtë. Sa herë që ajo reklamon, shitjet rriten më shumë.’’ – shkruhet në artikull

32-vjeçarja deri më tani zotëron 480 milionë euro, duke mos përfshirë këtu përgatitjet për albumin e radhës. Në një deklaratë të pak kohëve më parë ajo u shpreh se për momentin është përqendruar më shumë në nismat dhe fushatat kundër koronaviruist sesa në krijimtari.

Rihanna lë pas dore muzikën/ ‘’The Sun’’ : Dëshiron të bëjë miliona përmes biznesit 1

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *