DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kanye West shpall kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shpërndaje

Reperi dhe producenti Kanye West vetëm dy ditë më parë ka njoftuar kandidaturën në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.

“Ne duhet tashmë të përmbushim premtimin e Amerikës duke pasur besim të Zoti, duke bashkuar vizionet tona dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë. Jam kandidat për presidencën e SHBA-së! #2020VISION”, njoftoi në një mesazh në Twitter, West.

Sipërmarrësi miliarder, 43-vjeçar,  për herë të parë njoftoi interesin për postin e presidentit në vitin 2018, ndërsa Kanye zbuloi gjënë e parë që do të bënte kur të zgjidhej si i tillë: do të riemëronte aeroplanin privat të presidentit. Ai shkroi në Twitter: “kur të bëhem president duhet të ndryshoj emrin e aeroplanit nga ‘Forca Ajrore’ në ‘Forca Yeezy’. ” emri i markës së tij të veshjeve).

Më herët në lidhje me këto deklarata ka reaguar edhe bashkëshortja e reperit, Kim Kardashian, e cila tha se ai do të kandidonte për president në 2024, për të shmangur përplasjen kokë më kokë me presidentin aktual, Donald Trump.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *