DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Filmi i ri i aktorit veteran Tom Hanks do të lancohet ekskluzivisht në platformën Apple +

Shpërndaje

Edhe pse nuk ka të njëjtën famë dhe popullaritet si Netflix, Apple TV+ së fundmi ka siguruar të drejtën e transmetimit të filmit “Greyhound” të Tom Hanksit,  një histori e zhvilluar në Luftën e Dytë Botërore.  “Greyhound”, një film i zhanërit dramatik bazohet në historinë e vërtetë të një komandanti të Marinës amerikane, anija e të cilit sulmohet nga nëndetëset e armikut.

Hanks e luan rolin protagonistit krahas aktorëve të tjerë të famshëm, si: Stephen Graham, Rob Morgan dhe Elisabeth Shue.

Kompania “Apple” ka paguar 70 milionë dollarë të drejtat e transmetimit të filmit në platformën e tyre, duke e fituar garën e ofertave me disa prej platformave më të mëdha në treg.

Filmi “Greyhound” ishte planifikuar të lancohej në kinematë amerikane më 12 qershor të këtij viti, por kjo datë është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19. Ai do të lancohet në platformën Apple TV+, më 10 korrik të vitit 2020.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *