DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Johnny Depp pranon se ka provuar të gjitha drogat: Gjithmonë kam qenë i interesuar te anti-kultura

Shpërndaje

Aktori hollivudian, Johnny Depp, ka treguar se ka provuar çdo drogë që ekziston qëkur ishte në moshën 14 vjeçare. 58-vjeçari ka pranuar se kur ishte adoleshent ishte aq i varur nga drogat saqë njëherë piu tabletën e nënës së tij për nervat për t’u qetësuar.

Për Deep kjo ka qenë një sjellje normale, të cilën ai e ka përshkruar duke thënë fjalinë:

“Gjithmonë kam qenë i interesuar te anti-kultura ashtu si shumë nga heronjtë e mi të letërsisë, si (Geoffrey) Chaucer që ishte i varur nga opiumi apo Thomas De Quincey”.

Rrëfimet e aktorit të filmit “Piratët e Karaibeve” erdhën pas pohimit se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj ish-gruas së tij Amber Heard.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *