DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Uncategorized

5 vjet pa Andromaqi Gjergjin, gruaja e parë anëtare e Akademisë së Shkencave

Shpërndaje

Akademia e Shkencave ka përkujtuar ditën e sotme 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të gruas së parë anëtare të saj, Andromaqi Gjergji. Andromaqi Gjergji u bë pjesë e ASHSH në vitin 1999.

Ajo ishte etnologe, studiuese e specializuar në fushën e veshjeve popullore shqiptare.

Andromaqi Gjergji lindi në Korçë, ku kreu dhe arsimin e mesëm. Në vitin 1947–1949 ndoqi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik Dyvjeçar të Tiranës  dhe filloi punën në sektorin e etnografisë në Institutin e Shkencave. Më vonë vazhdoi studimet e larta dhe u diplomua në degën e historisë të UT. Vijoi punën si etnologe në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, dhe më vonë në Institutin e Kulturës Popullore.

Andromaqi Gjergji, rezultatet e kërkimeve të gjata shkencore në terren (1949–1981) dhe të studimeve të saj i ka pasqyruar në një varg artikujsh dhe në vepra përgjithësuese: “Veshjet shqiptare në shekuj” (Tiranë, 1988); “Mënyra e jetesës në shekujt XIII–XX” (Tiranë, 2002); “Histori e artit shqiptar” (1990) (bashakutore); “Veshje Popullore Shqiptare – Albanian Popular Costumes” (vëll. I, 1999; vëll. III, 2005), (bashakutore); “Albania a Patrimony of Europian Values” (2000), (bashakutore); Bashkëautore në tekstet mësimore: “Historia e artit shqiptar” (1990), “Veshje popullore” (1989) dhe “Ligjërata për etnologjinë shqiptare” (2001, ribotim 2005); “Veshje popullore shqiptare në shekuj: origjina, tipologjia, zhvillimi” (2005) “Arti i zbatuar popullor” (2006).

Një numër studimesh të saj i kushtohen mënyrës së jetesës, kushteve materiale të jetës familjare e shoqërore të disa trevave shqiptare.

5 vjet pa Andromaqi Gjergjin, gruaja e parë anëtare e Akademisë së Shkencave 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *