DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

“Fituam Jetën”/ Abaz Hado çel ekspozitën me punime që janë realizuar gjatë karantinës

Shpërndaje

Piktori i njohur Abaz Hado çeli mbrëmjen e djeshme ekspozitën e tij “Fituam Jetën”, me kurator Geri Kacerja.

I vlerësuar me krijimtarinë e tij, këtë herë piktori dhe kritiku i artit Abaz Hado prezanton punime që janë realizuar gjatë periudhës së karantinës ndaj Covid-19.

“Fituam jetën” është një ekspozitë specifike. Punimet e bëra në kohë të vështira, në kohë aspak të zakontë, në kohë që secili nga ne e ka përjetuar në forma të ndryshme. Simbolika kryesore e ekspozitës është që pavarësisht se çfarë na ndodh ne jemi njerëz, që në genin tonë, ndërtimin tonë, jemi të tillë që shohim për të ecur përpara dhe të dalim më të fortë prej saj.

“Me këtë ekspozitë përpiqem të sjell një eksperiencë personale se si e kalova periudhën e distancimit social, gjatë kësaj kohe të vështirë. Besoj se tek secili nga ju do mbesë diçka nga kjo ekspozitë, sepse janë momente që i kemi përjetuar të gjithë së bashku”, e cilëson Dr. Abaz Hado.

“Fituam Jetën”/ Abaz Hado çel ekspozitën me punime që janë realizuar gjatë karantinës 1Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë ditën e djeshme morën pjesë nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, autori i ekspozitës Abaz Hado, së bashku me kuratorin Geri Kacerja, Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momtchil Raytchevski, Prof. Asoc. Ardian Isufi, Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, si dhe shumë dashamirës të artit.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, theksoi se “miku ynë Abazi nëpërmjet kësaj ekspozite ka sjellë tek ne gjërat tona të përditshme, ku në këtë periudhë kaq të varfër në zhvillimin e aktiviteteve, Abazi ka ditur të na sjellë përmes pikturave të tij nga një copëz të eksperincës tonë gjatë periudhës së karantinës”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e Muzeut Historik. Hado është një artist shumëdimensional: piktor, grafist, studiues dhe menaxher arti. Ai kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë për Pikturë Monumentale dhe u specializua si kritik arti. Punimet e artistit Hado ndodhen në GKA, Tiranë dhe në mjaft koleksione private në Itali, Japoni, Austri, SHBA, Norvegji, Gjermani, Greqi, Angli. /ATSH/

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *