DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Lajmi i zi për familjen Travolta, ndërron jetë në moshën 57-vjeçare bashkëshortja e aktorit hollivudian

Shpërndaje

Kelly Preston, bashkëshortja e John Travoltas ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare pas një lufte 2-vjeçare me kancerin e gjirit. Lajmin për vdekjen e Kellyt e ka konfirmuar vet aktori hollivudian, i cili i ka kushtuar një dedikim në Instagram.

“Dashuria dhe jeta e Kellyt do të kujtohet gjithmonë. Do të tërhiqem për një kohë që të jem pranë fëmijëve të mi, të cilët e kanë humbur nënën, prandaj ju kërkoj falje paraprakisht nëse nuk dëgjoni nga ne”, ka shkruar mes tjerash Travolta.

Kelly dhe John kanë qenë të martuar për 29 vite. Kjo nuk është hera e parë që familja përballet me një fatkeqësi të tillë. Familja e Travoltas e ka përjetuar pikëllimin edhe më herët, pasi në vitin 2009, djali i çiftit, Jett Travolta, ndërroi jetë në moshën 16 vjeçare si pasojë e sëmundjes Kawasaki.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *