Larg kamerave e skenës së filmit, jeta e re prej biznesmeneje e ‘’Hyrremit’’
Shpërndaje

Aktorja e njohur turke, Meryem Uzerli, e cila u bë e famshme me rolin protagonist në serialin turk ‘’Sulejmani i Madhërishëm’’ ku portretizoi sulltaneshën Hyrrem, duket se e ka lene pas dore karrieren e saj si aktore dhe ka vendosur të përqendrohet në biznes.
Uzerli, e cila jeton me vajzën e saj në Berlin dhe ka vendosur të fillojë një biznes të ri, të cilin sikundër shkruan në mediat sociale ka ndërmend që ta shtrijë ndërkombëtarisht.
36-vjeçarja ka bërë të ditur se ka hapur një dyqan me produkte ushqimore pa gluten në kryeqytetin gjerman.
Aktorja dukej shumë entuziaste me biznesin e ri, ndërkohë që ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një plani më të madh.