DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

‘’…Ti je atje me të bijën e heshtjes’’ – Shënohen 95 vjet nga lindja e Martin Camajt

Shpërndaje

Shkrimtar, akademik dhe albanolog, Martin Camaj është autori më i shquar postmodernist i letërsisë shqipe.

Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza.

Martin Camaj lindi më 21.7.1925 në Temal të Mbishkodrës. Në Shkodër ka kenë nxënës i shkollës së jezuitëve italianë, Collegium Xaverianum. Pas shkollimit punoi mësues në fshatrat malësorë. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë dhe pas një kohe ishte i detyruar të jetonte në ilegalitet derisa ia arriti me arratisej në Jugosllavinë fqinje.

Prej 1949 deri më 1955 studioi për sllavistikë, romanistikë dhe albanologji në Beograd. Filloi të punonte disertacionin mbi Buzukun. Me ndihmën e ish mësuesve italianë u shpërngul në vitin 1956 në Romë ku e mbaroi, në vitin 1960, disertacionin. Prej vitit 1961 punoi pedagog albanologjie në universitetin e Mynihut; prej vitit 1971 deri në vitin 1990 si titullar i profesurës së albanologjisë të cilën ai e kishte themeluar.

Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.

 

MBRAMJA ASHT LARG

Mbramja ashtë larg

e ti je atje mbi kodër të blerueme

ku gurzit që bashin zhurmë

i përpiu dheu.

 

Ti je atje me të bijën e heshtjes

e me shoqe tjera e mendon për mue.

Unë jam në detin e tingujve

 

e ndër gjujt e mij ndieva

peshen e tramit tue u ndalue me turr.

Mandej i lëshova vendin një të vjetri

e mes tallazit të krahve thashë:

mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

 

Heshtja prek qiellin me dorë

E ti atje mbi kodër të blerueme

njeh gjurmët e diellit npër qiell.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *