DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

E ardhmja e princit George /Kate dhe William gati të thyejnë traditën mbretërore

Shpërndaje

Kate dhe William janë gati të thyejnë traditën mbretërore, për të mbrojtur lumturinë e Princit George. Kujtojmë këtu se sipas traditë anëtarët e familjes mbretërore  kanë frekuentuar shkolla me konvikt në rininë e tyre.

Por pyetja që lind është se nëse George do të shkojë në një shkollë me konvikt?

Ekspertja mbretërore, Ingrid Seward, thotë se qasja moderne e çiftit mbretëror për të rritur tre fëmijët e tyre dhe pritja pozitive që kjo merr nga publiku mund të ndikojë në qasjen e tyre ndaj traditave të caktuara.

Seward nuk do të befasohej nëse princi i ri mbahet larg sistemit të shkollës së konviktit, i cili ndikoi negativisht te gjyshi i tij, princi Charles. Ajo sinjalizoi se duka dhe dukesha mund të ndiqnin një rrugë të ndryshme për princin George për të mbrojtur lumturinë e tij, ndërsa foli për revistën spanjolle ‘’Quien’’.

“Ne jemi mësuar të shohim anëtarët e familjes mbretërore që shkelin traditat kohëve të fundit, kështu që nuk do të jetë tronditëse, nëse ata bëjnë zgjedhjet e tyre kundër rregullave. Kate dhe William janë prindër modernë dhe do ta peshojnë vendimin me shumë kujdes”.

“Unë mendoj se ata do të presin për të parë se si zhvillohen personalitetet e fëmijëve dhe të marrin parasysh nëse ata do të ishin të lumtur apo jo të jetonin larg shtëpisë”, ka deklaruar ajo.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *