DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

8 ‘receta’ për lumturinë nga vende të ndryshme të botës

Shpërndaje

Vende dhe kultura të ndryshme kanë ide të ndryshme për atë se çfarë është lumturia e vërtetë. Është e çuditshme sesi ‘lumturia’ është e lidhur jo vetëm me identitetin personal, por edhe kulturor të njerëzve.

‘’Bright Side’’ zbulon se cilat receta për lumturi (nga vende të ndryshme) mund të fillojmë t’i përdorim që tani e tutje.

Italia

Dëshira e  italianëve është që të vishen mirë, të lënë një përshtypje të mirë tek të tjerët dhe të jetojnë jetën e tyre në maksimum.Kjo është në themel të filozofisë së tyre të lumturisë kombëtare, të quajtur ‘Bella Figura’. Mund të përkthehet fjalë për fjalë si “imazh i bukur”. Në mënyrë që të ndjeni lumturinë italiane, shijoni çdo moment: kur shkoni në shëtitje, studioni botën përreth jush hd embi të gjitha shijoni çdo kafshatë ushqimi.

Irlanda

Irlandezët janë njerëz shumë komunikues. Për ta, është shumë e rëndësishme të jesh pjesë e diçkaje më të madhe. Nëse doni të ndjeheni si një person i lumtur irlandez, shkoni në një ndeshje futbolli me miqtë tuaj ose këndoni një këngë me një kitarë afër zjarrit.

Turqia

Në Turqi, ata vlerësojnë aftësinë për t’i marrë gjërat hap pas hapi. ‘Keyif ‘është fjala që ata përdorin për të përshkruar lumturinë. Në mënyrë që të afroheni me këtë harmoni turke, ju mund të ecni në breg të detit ose të uleni në ballkon me një filxhan kafe.

Suedia

Suedezët përpiqen të përdorin sa më pak gjëra të jetë e mundur dhe të jenë konsumatorë të vetëdijshëm. Ideja e tyre për lumturinë mund të përshkruhet si “jo shumë, as shumë pak, vetëm sasia e duhur”. Nuk është aq e vështirë për të arritur lumturinë suedeze: gjithçka që duhet të bëni është të keni një koleksion të mirë rrobash që mund të përdorni për disa stinë me radhë, të blini vetëm gjërat më të nevojshme për banesën tuaj, dhe gjithashtu të hani ushqime të thjeshta dhe të shëndetshme .

Japonia

Dashuria që japonezët kanë për gjërat natyrale ishte zanafilla e një filozofie të quajtur ‘ëabi-sabi’. Banorët e tokës së diellit në lindje janë shumë të kujdesshëm për pjatat e tyre të thyera dhe të modës së vjetër dhe nuk u pëlqen asgjë që është bërë për tu dukur artificialisht e vjetër. Ideja që përsosmëria gjendet në papërsosmëri quhet ‘kintsugi’ – arti i restaurimit. Ashtu si plagët nxjerrin në pah individualitetin e njerëzve, çarjet në enë i bëjnë ato unike dhe të veçanta. Në mënyrë që të ndjeni lumturinë japoneze, mos e hidhni një vazo të thyer, por rregullojeni dhe mjaft i fshehët gërvishtjet në një tryezë të vjetër prej druri.

Zvicra

Zvicërianët e kanë të gjithë ideologjinë e tyre të lidhur me lumturinë dhe ajo mban emrin e tenistit të famshëm Roger Federer. Kjo filozofi quhet ‘Federerism’. Ata vlerësojnë saktësinë, rendin dhe të qenurit gati për të punuar. Sipas mendimit të njerëzve në Zvicër, duhet të jesh i suksesshëm për të qenë i lumtur. Nëse jeni të lumtur sepse keni arritur qëllime në punën tuaj dhe hobin tuaj, ju padyshim që jeni një “federist”.

Danimarka

Edhe pse njerëzit nga Danimarka nuk janë jashtëzakonisht punëtorë, ata kanë një qëndrim të veçantë ndaj punës. Ata madje kanë një fjalë të veçantë – ‘arbejdsglaede’ që do të thotë diçka e tillë si “lumturi dhe gëzim nga puna dhe të diturit që jeni një punëtor i mirë”. Për të provuar këto emocione, nuk duhet ta shihni punën tuaj si të mërzitshme. Ju duhet të përpiqeni të parashikoni se jeni një punonjës i vlefshëm.

8 ‘receta’ për lumturinë nga vende të ndryshme të botës 1Franca

Francezët janë mësuar të jetojnë sipas parimit “pak dhe saktë”. Në Francë, ata nuk përpiqen të bëjnë shumë gjëra brenda një periudhe të shkurtër kohe. Nëse ju pëlqen qasja romantike franceze, mbase mund të gjeni lumturi në kohën e kaluar në një mënyrë të qetë. Lërini të gjitha detyrat tuaja “të rëndësishme”, porosisni një kruasant dhe një filxhan kafe dhe shikoni nga dritarja. Mos shkoni shpesh në qendra tregtare dhe blini vetëm gjërat më të nevojshme në dyqanet ushqimore më të vogla

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *