Rihanna jep lajmin e shumëpritur, ja kur do të lancohet linja ‘Fenty Skin’
Shpërndaje

Ylli i showbizit Rihanna ka bërë të ditur se linja e saj e re për produkte për lëkurën, ‘Fenty Skin’ , do të lancohet më 31 korrik.
Rihanna bëri njoftimin emocionues me anë të një videoje ditën e djeshme, ku shihet teksa aplikon disa produkte për lëkurën, duke përfshirë ato që duket se janë serumi, një pastrues dhe krem dielli.
“Fenty Skin po vjen , më 31 korrik ekskluzivisht në FENTYSKIN.COM ! Ju mund ta blini atë herët nëse më dërgoni emailin tuaj përmes linkut në bio-në time … “, ka shkruar këngëtarja në video.
E fokusuar tek biznesi, këngëtarja e njohur ka kohë që nuk lancon një projekt të ri muzikor dhe kjo gjë duket se i ka mërzitur paksa fansat që janë në pritje të hitit të saj të radhës.