DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

4 këshilla për një gjumë të qetë dhe të shëndetshëm

Shpërndaje

Trupi i njeriut prodhon 5 deri në 25 mikrogramë melatoninë çdo natë (hormoni që rregullon ciklet e gjumit). Kjo sasi pakësohet me kalimin e moshës, gjë që shoqërohet me probleme me gjumin. Në këtë pikë, njeriu ka dy alternativa: të marrë suplementë ose të nxisë prodhimin e melatoninës nëpërmjet mënyrave më natyrale. Kjo e dyta është më e këshillueshme, por edhe kërkon një lloj ‘vetëdisipline’ .

Ekspozimi në diell

Studime të ndryshme kanë konfirmuar se ekspozimi ndaj dritës së diellit, rrit ndjeshëm prodhimin e melatoninës në darkë. Mjaftojnë 10 minuta në diell jo vetëm për të rritur prodhimin e melatoninës por edhe për të pakësuar rrezikun e kancerit me 50%.

Ushqyerje e kujdesshme

Ananasi, banania dhe portokalli ndihmojnë organizmin të rrisë nivelet e melatoninës në mënyrë të ndjeshme deri në 47%. Vishnja është një frut që përmban sasi domethënëse të melatoninës dhe ndihmon në ardhjen e gjumit.  Po ashtu ushqime si : peshku, orizi, xhenxhefili, domatet, perimet me ngjyrë të gjelbër, mishi i gjelit, pulës dhe bishtajoret janë gjithashtu të pasura me melatoninë, magnez dhe vitaminë B-6. Nga ana tjetër, ushqimet e përpunuara dhe ato me sheqer, karbohidrate, yndyrë kanë një ndikim të fortë në procesin përgjumës të trupit.

Mos përdorni dritë

Studimet kanë treguar që drita nga celularët, kompjuterët dhe televizori bllokon melatoninën dhe pengon prodhimin e saj të plotë gjatë fjetjes. Mjekët këshillojnë që të mos e mbani telefonin pranë shtratit. Në mbrëmje duhet të fikni telefonin dhe kompjuterin që t’i jepni mundësinë trurit të prodhojë nivele optimale të melatoninës. Dhoma e gjumit duhet të jetë e gjitha në errësirë dhe pa shpërqendrime, sidomos nga ato me ngjyrë blu siç është drita e telefonit.

Lahuni përpara se të flini

Një banjë e ngrohtë përpara gjumit e qetëson trupin dhe trurin duke nxitur prodhimin e melatoninës dhe ul nivelin e kortizolit.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *