Make up-i poshtë maskës, ja çfarë duhet të keni parasysh
Shpërndaje

Mbajtja e detyrueshme e maskës në ambientet e mbyllura publike, tashmë e vendosur me ligj në disa vende të botës, i ka bërë edhe ekspertët e grimit të mendojnë se cilat do të ishin mënyrat më të mira dhe grimi më ideal për këto ditë të vështira në mënyrë që fytyra juaj të duket e rregullt.
Ekspertët japin disa këshilla të cilat duhen zbatuar përgjatë gjithë kohës që ‘normaliteti’ i ri për shkak të pandemisë na imponon.
Mos e neglizhoni hidratantin
Duke qenë se do ta mbajmë për shumë orë në fytyrë maskën, lëkura mund të irritohet. Për ta shmangur këtë, vendosni krem hidratues para se të nisni me procesin e grimit.
Bëni kujdes me korrektorin
Kremi i diellit është i nevojshëm gjatë këtyre ditëve të nxehta, por nëse do të vini krem pudër sipër tij, sigurohuni që të jetë i hapur mirë dhe mos të jetë vetëm në fytyrë. Kontrasti i madh me qafën nuk do t’ju ndihmonte nëse ju fshihet kur hiqni maskën. Nëse nuk bëni dot pa krem pudër gjatë gjithë ditës, këshilla jonë është që të vendosini sa më pak.
Mos neglizhoni pudrën fiksuese
Duke përdorur pudrën fiksuese, grimi e ka më të lehtë të qëndrojë më gjatë gjithë ditës. Aq më tepër që tani në verë.
Mos harroni vetullat
Kujtoni që tipari që bie më shumë në sy këto kohë janë sytë dhe vetullat. Kujdesuni për to dhe sigurohuni të marrin vëmendjen që meritojnë!
Hiqni dorë nga buzëkuqi
Për disa kohë hiqni dorë nga buzëkuqi, pasi është me më shumë rëndësi të mbani buzët të hidratuara. E thamë që maska mund t’ju irritojë prandaj një ‘lip balm’ do të ishte më i preferueshëm.
Burimi : Real Simple