DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Gaboni dhe mësoni / Të mërzitesh është pozitive

Shpërndaje

 

Nuk është gjë e keqe që ju të mërziteni pasi keni bërë një gabim. Madje, një studim i fundit ka treguar se kjo është një gjë shumë pozitive, pasi ndonjëherë është e nevojshme që ju të ndiheni pak keq, në mënyrë që të nxirrni mësim nga gabimi që keni kryer.

Studimi, i publikuar në ‘Journal of Behavioral Decision Making’, sugjeron se është e nevojshme që ju përjetoni edhe emocione negative (kur gaboni apo dështoni) sepse i gjithi është një proces që ju maturon dhe prej të cilit nxirrni mësime të rëndësishme për jetën.

Sipas studimit ne kemi tendencë ta kuptojmë atë çfarë ka ndodhur vetëm atëherë kur mund t’i shikojmë gjërat në mënyrë të arsyeshme. Parimisht, ne arsyetojmë dhe mundohemi ta shmangim të njëjtin gabim në të ardhmen.

Kur ju e vazhdoni jetën sikur ai gabim nuk ka ndodhur, ju keni tendenca të krijoni një bindje se është faji i universit e rastësisë (apo dikujt tjetër) dhe asnjëherë i juaji.

Prandaj, ekspertët tregojnë se është mirë të emocionoheni kur gaboni, dhe ajo ndjenjë e tmerrshme e fajit që e ndjeni në stomak do t’ju motivojë të mësoni dhe të përpiqeni më shumë herën tjetër.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *