DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Ushqimet që duhet të konsumoni për të mbajtur nën kontroll presionin e lartë të gjakut

Shpërndaje

Presioni i lartë i gjakut është rritja e presionit të gjakut në murin arterial. Konsiderohet si faktori më i zakonshëm për shfaqjen e rrezikut  të sëmundjeve kardiovaskulare: sulmit në zemër, goditjes në tru, dobësimit të zemrës, fibrilacionit atrial, vdekjes së papritur, sëmundjes  së arteries periferike dhe dobësimit kronik të veshkave, çrregullimit konjitiv dhe demencës. Hipertensioni arterial është shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në botë.

Kur diagnostikoheni me shtypje të lartë të gjakut, gjëja e parë që do t’jua thotë doktori është të bëni kujdes me dietën tuaj ushqimore.

Më poshtë rendisim disa perime dhe fruta të cilat do t’ju ndihmojnë ta kontrolli shtypjen e lartë të gjakut.

Kivi

Kivi është i pasur me minerale të ndryshme që e rregullojnë shtypjen e lartë  të gjakut.

Kivi përmban kalcium, magnez, kalium, e që të gjitha janë të nevojshme për trupin. Veç këtyre, kivit janë të pasur edhe me vitaminë C.

Bananet

Bananet janë shumë të shijshme, por gjithashtu kanë përmbajtje të vogël të sodiumit.

Bananet janë të pasura me kalcium, që ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Spinaqi

Spinaqi ka pak kalori dhe përmbajtje të lartë të fibrave. Spinaqi përmban magnez, kalium etj., të cilat nevojiten për zvogëlimin dhe mirëmbajtjen e nivelit të shtypjes së gjakut.

Pjeshkët

Pjeshkat janë burim i shkëlqyer i kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Ata që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut duhet që t’i përfshijnë pjeshkat në dietën e tyre, bashkë me ilaçet që jua ka përshkruar doktori.

Portokalli

Për shkak të përqindjes së lartë të vitaminave dhe fibrave, portokajtë e zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut.

Hudhra

Studimet e ndryshme kanë zbuluar se hudhra është po aq efektive në uljen e tensionit të lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit australianë kanë theksuar se doza prej 600 deri 900 mg që përdoret në shumicën e mjekimeve përmban rreth 3.6 deri 5.4 mg të alicilinës, përbërësit aktiv në hudhër.

Peshku

Peshqit si salmoni, toni, trofta etj., janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilët ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Selinoja

Mban nën kontroll kolesterolin dhe stimulon veshkat si dhe shërben për të luftuar hipertensionin. Selinoja përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj.

Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut.  Lëngu i selinos është një mjet i shkëlqyer për ruajtjen e një shëndeti të mirë pasi largon toksinat nga trupi.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *