DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rrëfimi i Victoria Beckham: Kur isha e vogël jam bullizuar, në shkollë nuk kisha miq

Shpërndaje

Në një intervistë të fundit  për ‘’Vogue Australia’’, Victoria Beckham ka bërë një rrëfim shumë të sinqertë, në të cilin ka zbuluar se ka qenë shumë e ngathët si fëmijë dhe ka pasur probleme të mëdha me vetbesimin.

Ylli i modës ka zbuluar se ka qenë e bullizuar dhe një fëmijë i turpshëm dhe pa miq, krejt ndryshe nga ajo që është sot; një nga gratë më të famshme dhe më influencuese në botën e modës.

“Kur isha në shkollë isha një adoleshente shumë e ngathët, nuk kisha shumë miq dhe duke u kthyer pas kujtoj që atë kohë edhe më bullizonin. Nuk dua që ndonjë tjetër të ndihet ashtu siç më bënin mua të tjerët të ndihesha. Kështu që kur Harper (vajza e saj)  nisi shkollën i thashë: ‘Nëse je duke luajtur dhe është ndonjë vajzë tjetër që rri e vetme, pyete që luajë me ty, shko dhe angazhohu bashkë me të, sepse mami yt ka qenë njësoj si ajo vajzë e vogël’”, ka rrëfyer Victoria.

Në rrëfimin e saj Beckam ka sjellë në vëmendje edhe faktin sesi pandemia e koronavirusit po i bën njerëzit më dashamirës dhe mirënjohës me njëri-tjetrin.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *