DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Mosmbajtja e maskave / Reagon ashpër aktorja e njohur Charlize Theron

Shpërndaje

Mungesa e një vaksine ende dhe lehtësimi i disa masave shtrënguese të izolimit  në mbarë botën, ka shtuar rrezikun e infektimit me COVID-19. Në shumë vende të botës është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse, sidomos në ambientet e mbylla.

Përkundër kësaj, thirrjet nga autoritet, por edhe personat me influencë (të botës së artit dhe tv) për

distancim social dhe higjienë maksimale, janë rritur herë pas herë si një zë që synon të nxisë ndërgjegjësimin e të gjithëve për të respektuar masat e marra, për të mbrojtur veten dhe tjetrin.

Në kuadër të kësaj një apel të fortë ka dhënë edhe aktorja e famshme Charlize Theron, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale  ka bërë thirrje për mbajtje të maskës.

”Mos u sill si një gomar, vendos një maskë”.

Mosmbajtja e maskave / Reagon ashpër aktorja e njohur Charlize Theron 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *