Elina Duni performon në koncertin jazz “Thelonica”
Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare e cila prej shumë vitesh e zhvillon veprimtarinë e saj artistike në Zvicër, Elina Duni, ka performuar ditën e djeshme, pranë ‘’Jetée de la Compagnie’’ në Lausanne, si pjesë e ciklit të koncerteve jazz nën emrin “Thelonica’’.
“Nesër në mëngjes, në orën e pabesueshme në 6 të mëngjesit, do të jem zgjuar gjerësisht për ju me Rob Luft për Thelonica në Jetée de la Compagnie!” – ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Elina Duni ka një stil shumë të veçantë të muzikës dhe i gjithë aktiviteti i saj profesional dhe artistik ka njohur një mori suksesesh.
Me anë të grupi ‘’Elina Duni Quartet’’ ajo ka prezantuar rikthimin e saj në rrënjët muzikore shqiptare, kombinim i këngëve folklorike Ballkanike dhe jazz-it.
Në albumin e saj të tretë me titull ‘’Matanë Malit’’ ajo ka sjellë një homazh dedikuar Shqipërisë, me këngë të vjetra shqiptare të ripërpunuara bukur në zhanrin jazz.