Vendosi Kosovën në hartë / Rita Ora thirrje këngëtareve shqiptare: Jam krenare për trashëgiminë tonë
Shpërndaje

Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullon një peticion me titull “Put Kosovo on the Map”, i cili i bën kërkesë kompanisë Apple që ta vendosë shtetin e Kosovës në hartën e saj.
Kjo ka nxitur një reagim pozitiv nga figura shqiptare me famë ndërkombëtare, të cilët kanë reaguar përmes postimeve duke shprehur mbështetje për nismën.
Këngëtarja Rita Ora, në reagimin e saj ka ftuar edhe këngëtarë të tjera shqiptare që të bëhen pjesë e iniciativës.
Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka ftuar Dua Lipën, Dafina Zeqirin, Era Istrefin, Bebe Rexhën e Ava Max që të bëhen pjesë e kësaj iniciative.
‘Do të doja shumë që Apple të përhapte vetëdije tek masa duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova kanë talente shumë të madha dhe unë jam aq krenare për të gjitha gratë e mahnitshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Dashuri, paqe dhe bashkim sot me Bebe Rexha Dua Lipa Era Istrefi Dafina Zeqiri Ava Max dhe shumë të tjera‘, ka shkruar Rita.