DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz Star Inspiration

Ditëlindja e 40-të e Gisele Bündchen, si arriti të shndërrohej nga një vajzë e thjeshtë në supermodelen milionere

Shpërndaje

Modele, aktiviste për mjedisin, aktore dhe biznesmene sot Gisele Bündchen feston 40 vjetorin e lindjes.

Që prej vitit 2001 ajo bën pjesë në listën e modeleve më të paguara të të gjitha kohërave. Në vitin 2007, Gisele  u rendit në vendin e 16-të si gruaja më e pasur në industrinë e argëtimit dhe fitoi vendin e parë në listën e modeleve që paguheshin më shumë referuar revistës prestigjioze Forbes në vitin 2012.

Por rruga e saj, nga një vajzë e thjeshtë e cila punonte në një fast food në Brazil e luante volejboll deri në modelen më të pagur në botë duket se ka qenë një rrugëtim, sa i ëndërruar po aq edhe i rastësishëm.

Do të ishte vetëm 14 vjeç kur Gisele do të tërhiqte vëmendjen e skautistëve të një agjensie të modës që po shëtiste në kryeqytetin e Brazilit.

“Ju duhet të provoni modelimin,” i thotë dikush nga grupi Giseles, e cila në mënyrë instiktive i përgjigjet: “Dua të jem volejbolliste”.

Si në skenarët më klasikë të filmave, pika e kthimit në jetën e Gisele u materializua papritur, pa paralajmëruar. Një adoleshente me  shtatlartsi 1,8 metër, shumë e hollë dhe elegante, madje e  ‘përbuzur’ nga disa bashkëmoshatarë për lartësinë e saj, papritmas Gisele e gjeti veten përpara një zgjedhjeje që i ndryshoi katërcipërisht jetën. Sot teksa celebron të 40-at supermodelja e  Amerikës së Jugut mund të thotë  me plot gojën që ka zgjedhur rrugën e duhur.

Edhe pse disa e paragjykuan për  hundën e saj ” të madhe “, në vitin 1996 ajo filloi të udhëtonte në botë dhe të merrte përsipër disa nga projektet më të rëndësishme.

Karakteristikat e ëmbla dhe fiziku i saj bëjnë që markat më të famshme të luftojnë për ta patur atë pjesë të fushatave dhe sfilatave të tyre.

Në vitin 1999 ajo u zgjodh “modelja e vitit”, në vitin 2000 ajo nënshkroi një mega kontratë me Victoria’s Secret, ndërsa në vitin 2001 ajo ishte protagonistja e Pirelli Calendar dhe revista Forbes e zgjodhi atë për disa vjet si ‘’modelen më të pasur në botë’’ (edhe sot vlerësimi i pasurive të tij është rreth 350 milion dollarë ).

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *