DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Sport & Fitness

5 ushtrimet që djegin po aq kalori sa vrapimi

Shpërndaje

Vrapimet e gjata janë një mundësi e mahnitshme për të përmirësuar shëndetin tuaj emocional, për të dalë nga shtëpia dhe për të djegur kalori.
Zakonisht, kur është fjala për djegien e kalorive shumë njerëz mendojnë se vrapimi është ushtrimi më efektiv. Megjithëse shumicës së njerëzve i pëlqejnë përfitimet e vrapimit, thuajse të gjithë e urrejnë monotoninë e këtij aktiviteti.Nëse dëshironi të digjni kalori, ju mund të zgjidhni ta zëvendësoni vrapimin me këto ushtrime dhe rezultati i humbjes së kalorive të jetë po i njëjtë.

Ushtrimet Cross-Fit
Rutina e ushtrimeve cross-fit përmban një numër të ushtrimeve të ndryshme, disa prej të cilave janë shumë intensive. Sidoqoftë, nuk është e nevojshme të ndiqni ndonjë rutinë strikte për të përfituar nga këto ushtrime.
Burpees
Nëse bëni së paku dhjetë burpees brenda një minute, do t’ju ndihmoj të digjni 14 kalori për një minutë. Veç kësaj, ky ushtrim edhe e përmirëson metabolizmin.
Kërcimi me litar
Përveç që është një ushtrim që bën të përfshihen më shumë muskuj sesa në vrapim, kërcimi në litar është edhe argëtim. Nëse bëni 10 kërcime për minutë, do të digjni rreth 13 kalori për çdo minutë.
Kërcimet Squats
Kërcimet Squats janë të thjeshta për tu bërë dhe ndihmojnë të digjni 14 kalori për 20 sekonda, gjë që është rezultat i mahnitshëm.
Boksi
Nuk keni nevojë të futeni në ring dhe të ndesheni me dikë për të humbur peshë. Mjafton ta goditni një thes të rëndë, të ushtroni me një partner apo thjesht të bëni goditje në ajër për të djegur kalori. Ekspertët thonë se aktiviteti i boksi mund t’ju ndihmojë t’i digjni deri në 800 kalori për një orë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *